Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Supersfida e sotme vendos finalistn tjetër, ja formacionet e mundshme në Real Madrid-Man City

11:56 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Real Madrid vs Manchester City Live
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida tjetër gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester Cityt, për të përcaktuar përfundimisht kush do të shkojë në finalen e madhe të Parisit kundër Liverpool. Ndeshja mes “Los Blancos” dhe “qytetarëve” do të luhet në mitikun “Santiago Bernabeu” dhe ekipet do të bëjnë gjithçka për të dalë të kualifikuara nga ky takim.

Përballja e parë e luajtur në “Etihat Stadium” përfundoi me rezultatin 4-3 për Manchester City, por asgjë nuk është mbyllur pasi Reali do të tentojë përmbysjen historike.

Real Madrid do të ketë sot në dispozicion mesfushorin “shkatërrues”, Casemiro. Një armë plus për Carlo Ancelottin ku do të duhet të ruajë kundërsulmet e lojtarëve kundërshtarë, dhe Casemiro di ta bëjë këtë gjë më së miri.

David Alaba është në dyshim për sonte, sigurisht një mungesë e cila do të quhej e madhe, por Nacho është i gatshëm ta zëvendësoje ish-lojtarin e Bayernit në repartin defensiv. Gjithashtu Hazard nuk do të jetë në dispozicion sot pasi është i dëmtuar.

Për Manchester City ka një lajm të mirë, pasi Jao Cancelo është rikthyer nga pezullimi, Kyle Walker do të kthehet në krahun e tij të djathë dhe John Stones ishte i vetmi  i cili nuk arriti të stërvitej me grupin të martën.

Pep Guardiola nuk dëshiron të bëjë shumë eksperimente, ku në mesfushë pritet të aktivizojë Gundogan, De Bruyne dhe Bernardo Silva. Në krahët e sulmit titullarë priten të startojnë Mahrez dhe Foden, ndërsa kreun e sulmit mendohet të jetë Gabriel Jesus.

Fakt interesant është se në katër ndeshjet e fundit të përballjeve midis Realit dhe City, spanjollët nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje. Manchester  City gjithashtu ka shënuar minimalisht 2 gola në katër ndeshjet e fundit ndaj tyre. Ekipi i Pep Guardiolës është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit të Champions League.

Real Madrid pritet të jetë dominues në këtë supersfidë që do të luhet sot në Bernabeu. “Los Blancos” kanë humbur vetëm tre herë në shtëpi gjatë gjithë sezonit. Sot Ancelotti do të mbështetet në këmbët e Modric dhe nuhatjes vrastare për të shënuar të Karim Benzema, i cili këtë sezon në Champions ka qënë i i jashtëzakonshëm.

Formacionet e mundshme të supërsfidës gjysmëfinale të Champions League:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Mendy, Modric, Casemiro, Kross, Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva, Mahrez, Jesus, Foden

real madrid vs man city

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.