Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka marrë pjesë vajza e dy artistëve Xhovalin dhe Lira Gjoka. Ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së prindërve të saj dhe është shprehur se babai i saj ka dashur të martohej në Kishë për në kohën e tyre Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Ajo ka dashur t’i bëjë atyre një surprizë duke i organizuar një martesë të dytë në Kishë për 50-vjetorin e tyre dhe arriti t’ja realizojë.

Alekta: Dua t’i martoj prap sepse ata nuk janë martuar në Kishë, sepse koha e tyre kur ata janë martuar, Kishat dhe Xhamitë ishin të mbyllura. Babai ka patur dëshirën gjithmonë të martohej në Kishë ashtu si dikur kur prindërit e tij 27 vite më parë u martuan në Kishë. Babai është katolik dhe mamaja myslimane.

Ardit Gjebrea: Do donte mamaja jote të shkonte në Kishë?

Alekta: Do donte, jam shumë e bindur që do donte. Mamaja dhe babi në vitet e tyre të bashkëjetesës i kanë ndjekur të dyja ritet, i kanë respektuar pa fund të dyja ritet dhe ne na kanë mësuar po ashtu. Prindërit e mi e kanë nisur historinë e tyre në Institutin e Lartë të Arteve, babai ka studiuar për aktor dhe mamaja për muzikë.

Ardit Gjebrea: Mamanë tënde e kam patur mësuese në Liceun Artistik, një nga ato mësueset e rrepta pafund, ishte shumë autoritare, po me ty si kanë qenë?

Alketa: Njësoj, kam një motër e një vëlla tjetër dhe ata e kanë kaluar më shumë mbi kurizin e tyre sesa unë. Unë kam koreografi dhe mami më ka dhënë mësim shumë pak kohë. Babi ka qenë i urtë, i qetë, nuk e mbaj mend ndonjëherë të ketë çuar zërin. Ka qenë ai personi që ka vënë dorën dhe ka thënë stop, jemi njerëz. Prindërit e mi vinin nga dy familje artistësh, problemi që kanë pasur këta dy të rinj ka qenë ndryshimi i feve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here