“Saved my life” quhet hiti më i ri i Sia-s i realizuar në kushte karantine. Por surpriza më e madhe është se tekstshkruesja e kësaj kënge është këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Debutimi i Duas si tekstshkruese nën emrin e njohur ndërkombëtarisht të Sia-s, pritet të ketë sukses po aq të madh.
Kënga është e publikuar në YouTube, dhe teksti është vërtet i paparë. Klipi sigurisht paraqet Sia-n me fytyrën e saj të fshehur pas nja ambazhuri.
Sia përfermoi për herë të parë gjatë pandemisë në programin COVID is No Joke Live.
Eventi përfshinte një sërë komedish dhe mesazhe të ndjera nga zemra për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve kundër COVID-19.
