Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Surprizon Agron Duka: Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me sms me të vëllain (Lefter Kokën)

11:20 / April 17, 20216 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 12 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Duka, kryetar I PAA u shfaq dje në një format televiziv të njohur Fiks Fare, me nota humori për të bërë një përmbledhje të fushatës deri tani dhe personazheve.

I gjendur nën thumbimin e herëpashershëm të dy moderatorëve për kunatin e tij Lefter Kokën, (vëllain e bashkëshortes), Duka tha me nota humori se nuk ishte I sigurt për votën e bashkëshortes që shkruante shpesh me të vëllain.

Ndërkaq, ndër gjerat serioze që u thanë në pak minuta transmetim ishte fakti se Agron Duka deklaroi se këto zgjedhje janë të fundit që ai do të jetë në politikë, pasi do të tërhiqet për tu hapur rrugë të rinjve. Babaxhan e popullor sic shfaqet edhe në jetën e përditshme, Agron Duka bëri përcaktimet e veta për politikanët, tregoi humore të fushatës, dhe ngriti tre shëndete me gota rakie.

Biseda në emisionin Fiks Fare:

Një nga figurat më të forta të politikës shqiptare. Ai qëndron stoik, i fortë dhe i pamposhtur, vera e kuqe e politikës shqiptare, Agron Duka…Ikni vajza mos u afroni

Vetëm që të përzihesh me vajza nuk do të thotë se nuk je familjar.

Sepse ti bën aktivitet me femra, në fund të fundit në politikë duhen futur sa më shumë femra kështu që…

Ishte lapsus ai, dhe mund të përzihesh dhe je familjar…

Pse zgjodhe PD kur ti je një i majtë i njohur?

Me thënë të drejtën nuk jam një I majtë I thekur, kam hyrë në politikë si I pavarur I mbështet nga e majta në 2001. Megjithatë kam shumë respect për të majtën. Dhe me thënë të drejtën, atje ku isha dhe këtu ku jam vështirë të gjej të majtë reale. Po ama elementë të majtë ka edhe atje, edhe këtu…

Mos u nis nga Berisha o burr I dheut. Se edhe atje ka komunista…

Keshtu rrodhi politika, nga komunizmi dolën partitë politike, ata që ishin kundër komunizmit në fund të fundit kishte bij komunistash që rrezuan Partinë e Punës.

Sot mund të akuzohet PD se bashkëpunon me krimin se atëherë ca s’ka thënë për juve: Klani I Zemunit, Duka I krimit?

Mua nuk po më ndahen akoma, ju dëgjoni kryeministrin që merret me punët e mia, me kotecet e mia. Kjo nuk përbën asnjë problem. Nëse kriminelet do ishin si unë, zgjedhjet në Shqipëri do bëheshin si në Zvicër.

Duket se PD bashkëpunon me krimin…

I bie që këta ia fusin kot ndonjëherë.

Cfarë të pëlqen te Rama?

E kam shumë vështirë të gjej ca më pëlqen, po nëse duhet të përgjigjem seriozisht është një njeri që komunikon bukur. Ka aftësi bindëse për ato që ka përballë dhe kaq. Nëse do të jem të ajo që më pëlqen.

Po te Basha?

Basha më duket njerëzor dhe një njeri që punon në ekip.

Po te Monika?

Monika afron të rinjtë, gjë e cila gjen mangësi në parti të tjera politike.

Po te Iliri?

Iliri politikan rrace që dmth mundohet të mbajë atë që I ka ngel pa marrë maxhorancës. Ruan institucionin e presidencës me fanatizëm në mbrojtje të Kushtetutës.

Deri tani je korrekt. Cfarë nuk të pëlqen te Berisha?

Nuk më pëlqen te Berisha ajo që nuk më pëlqen dhe te Rama. Anatemimi që I bën njerëzve pa pasur realisht vërtetësi.

Si I bëhet me Durrësin? Ke kundërshtar kunatin…

Këto lista pavarësisht se hiqen të hapura, janë lista të mbyllura. Sidomos tani që u bë me këto pullat. Unë e kam thënë dhe më parë si matrikull kafshësh ngaqë nuk ka emra. Kështu që pulla ime që jam 2 me pullën e Lefterit që është 7 nuk konkurrojnë shumë. Konkurrojnë partitë politike.

Po mirë pra mirë se jeni një familje…si do I ndani me njëri tjetrin. Gruaja për kë do të votojë për burrin apo për vëllain se e ka gjakun e vet, është e sikletshme…

Të kisha qenë më i ri e sigurt që do votonte për mua…por në këtë moshë e kam parë që bën ndonjëherë sms me kundërshtarin tim politik, kështu që s’jam i sigurt…

Iku një votë nga shtëpia, iku…Te sigla pashë një gjethe si gjethe hashashi. Si do silleni me këta që merren me hashash?

Cdo gjë e paligjshme ne jemi kundër. Nëse në të ardhmen mund të legalizohet…ha diskutim sepse ka shumë vende të botës që e kanë legalizuar. Bimë është kjo si shumë bimë të tjera, por sjell efekte negative gjithmonë kur është në mënyrë të paligjshme.

C’është e verteta jeni kthyer në lypsarë votash…

Shpeshherë na duket vetja…se lypsarë ka shumë Shqipëria që rrinë me dorën shtrirë, kalojnë 3-4 veta I thonë ik, ndalon I pesti dhe të jep ndonjë 1000 leksh. Dhe ne të kapim ndonjë votë qar e kemi. Me thënë të drejtën jo vetëm për këtë fakt por edhe për faktin që unë kam një moshë të caktuar dhe ti hapim rrugën rinisë, unë mendoj të mos lyp më vota, të mos garoj më për deputet për zgjedhjet parlamentare.

Se c’kemi dëgjuar një histori për një Pelo, Pelo…

Dëgjo, fushatat elektorale kanë humor brenda vetes. Një miku im më tha se në filan fshat është një Pelo shumë I rëndësishëm që duhet ta respektojmë. E morëm. Pimë raki me Pelon, merrte djathë, hudhra…pastaj tha më co ke shpia. Dhe të nesërmen I njëjti ritual. Pastaj merrte në telefon filloi të trashte zërin dhe thoshte hajde këtu se po të presim do vota apo s’do..I shkova njëherë. Kur më tha herën e dytë i thashë ik se nuk i dua votat e tua. Po s’mjaftoi kjo. Shkova te miku që ma kishte rekomandu dhe i thashë “më fal I thashë se Pelon e përzura se u soll shumë keq me mua”. Ore më fal ti mua më tha, se kishte qenë Pelo tjetër ai…

Tani keni tre dolli për të ngritur…

Të parën do ta ngre për ish-sportistët, apo ish grupin e volejbollit të Shijakut që më kanë mbështetur gjithmonë për 20 vjet.

Se nuk e dimë kush mbledh më shumë vota. Kemi Edi Ramën basketbollist, kemi Ilir Metën shtangist. Kush mbledh më shumë vota?

Këto sportet e rënda mbledhin më shumë vota.

Të dytën për kë e ke?

Të dytën do ta ngre për Edi Ramën, ta gëzosh Edo…

Po pse apo?

Që të na rrojë e ta kemi se pa atë nuk mund të ecim përpara, s’ka më Shqipëri.

Të tretën…

Të tretën për Sali Berishën…

Po pse?

Ta kemi sa më gjatë në politikë se pa të politika nuk ecën dot.

Do ta ngremë dhe një tjetër. Po për kunatin pra…

Dëgjo, unë kam tre kunetër, kështu që unë e ngrej për dy të tjerët…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.