Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Surprizon Kryemadhi: Ne politikanët nuk japim shpresë! Zoti i ruajt fëmijët

19:28 / October 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Samitin e Paqes u shpreh se të rinjtë po e braktisin Shqipërisë, pasi politika nuk jep shpresë. Gjithashtu ajo theksoi se braktisja e fëmijëve nga prindërit shqiptarë në rrugët e Evropës është kambanë alarmi.

“Edhe pse pak ditë më parë BE na dha një përgjigje të dëshpëruar, ne të vetmen vlerë, të cilën nuk e tjetërsojmë dot është familja ku bazën tonë të shoqërisë kemi familjen. Një familje e fortë, prodhon një shoqëri të fortë.

Sot të rinjtë shqiptarë po kërkojnë të largohen nga vendi, sepse politika ende nuk po i jep shpresë.

Sot kemi me mijëra fëmijë shqiptarë, që prindërit e tyre, të detyruar nga varfëria, papunësia, pamundësia ekonomike detyrohen të “braktisin” fëmijët në rrugët e qyteteve evropiane, me shpresën që të gjejnë një strehë dhe shkollim nga ligji evropian për përkujdesjen e minorenëve të braktisur.

Zoti i ruajt këta fëmijë dhe i faltë prindërit e tyre, vetëm ata e dinë sesa vuajnë në zemër. Vetëm në Itali janë braktisur mbi 1550 fëmijë, sipas UNICEF Italia për vitin 2018. Qindra të tjerë janë në Francë apo Britani.

Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë ne. Për ata që duan të dëgjojnë dhe për ata që nuk duan të dëgjojnë” tha Kryemadhi. Samiti i Paqes po zhvillohet për herë të parë në Tiranë.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.