Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel ku foli për operacionet anti- KÇK. Lleshaj pati debat me gazetarët për mos veprimin e policisë ndër vite.
Lleshaj ka reaguar kundër duke thënë se policia ka shumë probleme, por nuk mund të thuhet se nuk punon. Sipas tij, policia funksionon dhe rendi publik në vend është falë punës së mirë në vend.
“Shqiptarët janë mëkatarë spektakolarë nga natyra. Janë me dhjetëra të arrestuar. Brenda policisë ka plot probleme. Por nuk e akuzojmë dot të gjithë në bllok. Kemi polici që funksionon, nuk është e dështuar. Rendin publik e kryen”, tha Lleshaj.