Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, këtë të enjte publikoi një tjetër provë që lidh zyrtarisht grupin terrorist që vrau efektivin Afrim Bunjaku, me shtetin e Serbisë. Ai shpërndau një dokument që vërteton se ushtria e Serbia i ka dhënë grupit terrorist lëshues granatash, të cilat janë sekuestruar nga forcat e rendit gjatë aksionit të 24 shtatorit.
“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi, tani po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme ,se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan ministri Sveçla në njoftimin e tij në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje serbëve të Kosovës të çlirohen nga tutela e Beogradit, ndërsa nderoi maksimalisht profesionalizimin e forcave të policisë.