Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sylvinho e mbyll me Kombëtaren, Shqipëria do ketë trajner të ri

09:16 / May 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3507
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho sot në 19 maj.

Lajmi është bërë i ditur së fundmi, ndërsa braziliani ishte në përfundim të kontratës së tij, e cila skadonte në fund të muajit qershor. Pavarësisht diskutimeve për një rinovim të mundshëm, palët kanë rënë dakord që të mos ketë vazhdim, pas moskualifikimit të Shqipërisë në Botërorin 2026.

Së bashku me Sylvinhon pritet të largohen edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik, ndihmësit Doriva dhe Pablo Zabaleta. Ndërkohë, FSHF ka njoftuar se në orën 10:00 të ditës së sotme do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, ku si opsion i mundshëm përflitet një emër nga Italia.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë para dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë në Tiranë ndaj Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 qershor.

Sylvinho kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në fillim të vitit 2023 dhe gjatë periudhës së tij arriti një sukses historik duke e kualifikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u rendit i pari në grupin kualifikues.

Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria përfundoi e dyta pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”, ku u eliminua nga Polonia me rezultatin 2-1 në Varshavë.

Gjatë gjithë periudhës së tij në stol, Sylvinho drejtoi Shqipërinë në 34 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, me një mesatare prej 1.53 pikësh për ndeshje. Në këtë periudhë, Kombëtarja shënoi 40 gola dhe pësoi 30. Me ardhjen e tij, Shqipëria arriti gjithashtu një rritje të dukshme në performancë dhe stabilitet taktik./Klan

kombëtaren Shqiptare Sylvinho trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.