Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sylvinho flet për mediat spanjolle: Kënaqësi Euro 2024, por duam shumë më shumë

16:10 / December 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 19 174150
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo në një intervistë për median spanjolle “MARCA”, theksoi se këto 6 muaj do të punojnë si të çmendur për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europian. Braziliani foli edhe pak nga rrugëtimi i tij me kuqezinjtë, jeta në Tiranë ndërsa zbuloi se nga Spanja do të merrte Rodrin.

Si përfundoi Silvinjo në Shqipëri?

Ndodhi gjatë një darke në Milano, e kuptova se bëhej fjalë për një ofertë të mirë në të gjitha termat. Më pas udhëtova në Tiranë dhe më pëlqeu. Filluam të punonim si të çmendur, aq shumë sa vetëm para pak kohësh zbulova bukurinë e papërshkrueshme të jugut. Nuk do ta kisha imagjinuar që do të punoja në Shqipëri, por bota e futbollit i ka këto. Ka raste kur firmos një kontratë pesëvjeçare dhe largohesh që në vitin e parë, e po ashtu ka raste kur firmos për një vit dhe qëndron për shumë vite.

Çfarë dije për futbollin shqiptar para se të punoje atje, apo edhe për gjuhën shqipe?

Për futbollin dija shumë pak, por shpejt kuptova se projekti ishte i duhuri. Mbërrita në Tiranë dhe pashë se gjithçka ishte gati, strukturat ishin perfekt. Pastaj shumë lojtarë të kombëtares janë pjesë e Serie A apo e ligave më të rëndësishme në Europë. Pse të mos e pranoja ofertën?! Nuk kishte arsye për të thënë jo. Sa i përket gjuhës shqipe ajo është shumë e vështirë, por nuk është se na duhet një përkthyes. Aty të gjithë dinë italisht apo anglisht. Komunikimi me lojtarët është shumë i lehtë.

Si është një ditë punë e zakonshme?

Jam me Dorivën që ka qenë një lojtar i Selta Vigos dhe me Zabaletën. Ai lëviz më shumë mes Tiranës dhe Barcelonës. Punojmë shumë, shkojmë në Federatë dhe më pas në hotel për të ndjekur ndeshjet e lojtarëve. Ushqimi pastaj është shumë i shijshëm, kështu kanë kaluar këto 10 muajt e fundit, por jam shumë i lumtur. Nëse të pëlqen futbolli atëherë e shijon edhe këtë jetë.

Ndjesia e përballjes me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Euro 2024?

Në këto gjashtë muaj ne do të punojmë si të çmendur, është një ëndërr më vete fakti që jemi në Europian. Por, duam më shumë, lojtarët kërkojnë më shumë. Do të testojmë veten për të kuptuar cilët jemi, është e qartë se bëhet fjalë për një grup shumë të vështirë, por do të mundohemi.

Cilin lojtar do t’ia merrje Spanjës?

Vetëm njërin. Spanja ka shumë, por unë zgjedh vetëm një prej tyre. E kam fjalën për Rodrin, është pikë referimi për Spanjën dhe për Sitin. Është një futbollist i madh.

Ke folur shpesh për Botërorin, kërkon të jesh trajneri i parë që dërgon Shqipërinë në një Kupë Bote?

Futbolli më ka mësuar se gjithçka lëviz shumë shpejt. Dua të punoj dhe t’i bëj gjërat mirë, por nuk e di për sa kohë. Dua që skuadra të mësohet me kompeticionet dhe garën. Dua që njerëzit të thonë se Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Duhet të jemi të bashkuar dhe të luajmë me zemër, kështu u kualifikuam në Europian. Ta shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja.

Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.