Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ta mundim Sorosin si Skënderbeu turqit”, Matteo Salvini: Aty ku është bashkimi mposhten armiqtë

22:08 / February 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Italian, njëkohësisht edhe kreu i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një bashkëbisedimi ka treguar se është e qartë strategjia se si duhet luftuar Xhorxh Soros.

Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë përfshirë edhe Italinë si dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.

Matteo Salvini ka marrë shembullin se si Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu luftoi dhe mundi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite, e cila sipas tij ishte më e fortë dhe e mirë organizuar se ajo e heroit të shqiptarëve.
Sipas tij “aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre”.

Sipas Salvinit shembulli I Gjergj Kastriotit është edhe shembulli që duhet ndjekur për të mpushtur George Sorosin.

Pjesë nga deklarata e Salvinit:

Ndërkohë është një zotëri që ka deklaruar publikisht se ka vënë në dispozicion të tij privat 18 miliard euro që është baraz me paketën fiskale të qeverisë. Shikoni dhe lexoni se çfarë është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i drejtuar nga Geroge Soros, ka filiale në të gjithë Europën. 900 milion euro investime në promovimin e demokracisë në botë, çdo vit.  Në Itali financon dhjetra OJQ. Po ju lë të imagjinoni për çfarë bëhet fjalë.

Kur isha në Romë, fola për një nga heronjtë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin e shekullit të 15-të, i cili i rezistoi rrethimit, madje edhe dhjetra rrethimeve islamike. Islamike! Sepse historia përsëritet.

Në shekullin e 15-të, në të 18-tin, më 2017. Në atë kohë ata kuptuan që ishin në rrezik dhe u mbyllën në kështjellë e më pas dilnin e sulmonin.

Rezistuan dhe mposhtën një ushtri që ishte shumë më e pasur, më e fortë dhe më e mirëorganizuar. Por aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre.

Salvini skenderbeu soros
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.