Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Çmimet e shportës janë rritur 60%. Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësire në treg ka varfëruar shqiptarët

17:36 / January 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka denoncuar rritjen e çmimeve të shportës së konsumit të cilat sipas saj janë rritur me 60% krahasuar me 12 vite më parë. Për të kjo rritje nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe pensioneve, duke e bërë barrën ekonomike të papërballueshme për qytetarët. ”Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësirë në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti, të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie”.

Postimi i plotë

2024 është viti i rritjes së cmimeve, nga buka, tek ushqimet, tek produktet e shportës, të gjitha janë rritur.2025 vazhdon të jetë akoma vit i rritjes së cmimeve sepse asnjë zgjidhje nuk është dhënë. 30% e popullsisë, 800 mijë pensionistët, kanë pasur një rritje 60% të cmimeve. Kjo rritje vjen për disa arsye: taksat dhe sistemi i padrejtë i ngritur i cili penalizon punën e ndershme por penalizon njëkohësisht dhe produktet që të vijnë me cmime normale në tryezat e shqiptarëve.

Mungesa e konkurrencës dhe kapja e çdo hapësire në treg që nga zinxhiri i shpërndarjes deri tek shitja, tek pika e shitjes për konsumatorët dhe së treti,të ardhurat e disponueshme që kanë qenë në rënie. Këto tre elementë i kanë varfëruar qytetarët shqiptarë. Kush është zgjidhja? Sigurisht ndryshimi i një modeli ekonomik, ndryshimi i një modeli i cili sot ka shteruar, nuk jep dot më asgjë, nuk jep zgjidhje dhe unë nuk e pres zgjidhjen nga ato që nuk e dhanë në 12 vite.

Shpresoj shumë që ekonomia shqiptare të ketë burime të tjera rritje, të ketë të tjera mundësi për një konkurrencë të hapur, për një sistem taksash të drejtë dhe në fund të ditës çdo gjë zgjidhjen tek ekonomia e ka. Për këtë arsye 2025 vërtet është viti i rritjes së cmimeve por është dhe viti i zgjidhjës së gjithë problemeve tuaja.

çmime jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.