Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tabaku: KLSH zbulon se qeveria ka manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, 610 mln euro të fshehura

12:52 / October 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 10 16 at 10.54.41 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku akuzoi sot qeverinë se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh.

Tabaku iu referua raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa theksoi se llogaritja e saktë e borxhit publik sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81%.

Deklarata e plotë:

Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij.Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.

Fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut.
Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%.

E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%.
Por cilat janë borxhet që i janë fshehur shqiptarëve?

Detyrimet për investime, vendime gjygjësore etj janë rreth 173 milionë euro.
Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro.
Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit 124 milionë euro.
Detyrime gjygjësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro.
Dhe Detyrime gjygjësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro).
Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.

Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit.

Lufta jonë do të jetë për një Shqipëri më miqësore ndaj biznesit, duke zhbërë sistemin e Edi Ramës nga i cili fitojnë vetëm oligarkët e tij dhe klientët e familjes së tij, që kanë shtypur biznesin me monopolet dhe mungesën e konkurencës së ndershme!

Ne besojmë se zotësia në një treg të lire, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jo miqësia me kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë është rruga e ndershme për t’u pasuruar dhe për të krijuar mirëqenie.

Ligjet preferenciale, arnimet e herepashershme te buxhetit, informaliteti i lartë, manipulim të shifrave të buxhetit, mashtrim të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë bërë sot që të mos kemi praktikisht fare shërbime publike, investime në infrastrukturë.
Shqiptarët janë më të varfër, më të taksuar, më të pashpresë dhe përherë e më shumë nën darën e një borxhi që nuk prodhon asgjë veç gënjeshtrës së madhe dhe korrupsionit. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

WhatsApp Image 2019 10 16 at 10.39.01 AM

borxhi jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.