Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tabaku: Mijëra refuzime për pagën e luftës. Qeveria duhet urgjentisht t’i japë fund diskriminimit të familjeve

13:45 / April 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku 770x380 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka vënë në dispozicion sot të dhëna përmes të cilave tregon refuzimet për pagën e luftës.

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se janë mijëra refuzime për pagën e luftës dhe se rezultati sot është tragjik, pasi mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

Sipas saj, qeveria duhet urgjentisht t’i japë fund diskriminimit të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve.

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Prej disa ditësh, shumë prej bizneseve që kanë aplikuar për fondin që ka vendosur qeveria për ekonominë kanë treguar se si po skualifikohen pa të drejtë nga marrja e pagesës. Në PD kane ardhur me qindra ankesa dhe denoncime për trajtim të padrejtë dhe refuzim të pagesës nga qeveria që ka vendosur fonde të pamjaftueshme për numrin e të vetëpunësuarve dhe bizneseve në nevojë. Ata thonë se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Fatkeqësisht kanë të drejtë. Në VKM-në e miratuar specifikohej se përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020. Qeveria e vonoi një muaj të VKM-në ndërsa bizneset janë detyruar të ndërpresin kontratat për mijëra punëtorë.

Rezultati sot është tragjik. Mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

Akoma më keq, qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve. Sot mijëra biznese e punonjës janë duke u përjashtuar padrejtësisht nga mbështetja!

I gjithë buxheti i shtetit dhe çdo burim duhet të jetë në dispozicion të shëndetësisë, të ndihmës sociale dhe të ekonomisë.

Diskriminimi për bukën e gojës është i pafalshëm, kushton jetë dhe shëndet.

Qeveria duhet URGJENTISHT ti japë fund DISKRIMINIMIT të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve.

Të gjithë ata që kanë mbetur pa pune dhe pa të ardhura duhet të marrin mbështetjen minimale për ekzistenca. Dhe për këtë mjafton që kryeministri të zgjedhë 3 milionë shqiptarë përpara 10 oligarkëve.

WhatsApp Image 2020 04 09 at 12.21.42 PM

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 2026

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.