Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku njihet si një tifoze e flaktë e ekipit të Tiranës dhe nuk nguron shpesh herë të postojë foto e veshur me fanelën bardheblu.
Ditën e sotme, ajo ka pozuar e veshur me bluzë bardheblu basketbolli, teksa e ka të personalizuar pasi mbi shpinë ka shkruar “J. Tabaku” dhe i ka vendosur numrin 1. “Te dielë te mbarë!” shkruan Tabaku krahas videos, teksa e shoqëron me emojin e dy gishtave lart.
Por, në rrjet po komentohet shumë numri 1 që ajo ka vendosur mbi shpinë. Sipas tyre, Tabaku ka dashur të japë mesazhin se pretendon të bëhet numri 1 i PD-së në një kohë kur partia është e përçarë dhe pa kryetar, pasi për fatin e Berishës do vendosë gjykata dhe e ardhmja politike e tij mbetet në pikëpyetje.


