Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Pensionet në nivele të ulëta, më pak se gjysma e pagës mesatare

11:28 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, ngriti si shqetësim raportin e shpenzimeve dhe të ardhurave në vend. Ajo tha se gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit “Për fondet e pensionit privat”, se pensioni është në nivel mjaft të ulët krahasuar dhe me mesataren e pagës.”.

Fjala e Tabakut

Ne jemi mësuar që kur bëhet diskutimi relatorit diskutimi bëhet në parim. Ndërkohë që prezantimi që bëri z. Xhafaj janë ndryshime specifike që do ishin të kuptueshme kur miratojmë ligjin “nen për nen”.

Kam dy pyetje që dua t’i diskutoj me përfaqësuesit e qeverisë. Në lidhje me kohën e disponueshme për përdoruesit e institucioneve private për ta provuar skemën në një institucion bankar, ne diskutuam gjatë për praktikën Europiane në draftin e parë të ligjit ishte propozimi për 30 ditë kohë për ta provuar.

Nga diskutimet u vërejt që tridhjetë ditë kohë nuk është e mjaftueshme për ta provuar, zoti Krashi tha në komision që kjo është e pamjaftueshme dhe se praktika në vende të tjera e tregon se duhen të paktën 6 muaj. A është rregulluar ky ndryshim?

Megjithëse Drejtori i ISSH u largua do doja ta nismin e ta përfundonim këtë diskutim deri në fund. Si është raporti i shpenzimeve dhe të ardhurave në sigurimet shoqërore? Sipas të dhënave që kemi marrë dhe nga raporti i fundit i KLSH, numri i përfituesve është rritur me 15 mijë në çdo vit dhe kjo po shkon drejt barazimit të përfituesve me kontribuesit. Së pari emigracioni i lartë, së dyti informaliteti dhe skema e dështuar në 2014 që ishte një reformë shumë larg asaj që pritej të ndodhte në vend.

Shumë larg mesatares normale pensioni mesatar në fshat dhe më tej ai në qytet. Po ashtu në total pensioni është më i ulët se sa mesatarja e pagës, siç edhe është përllogaritja sipas formulës së INSTAT< ndërsa aktualisht është sa 40% e pagës si pension mesatar. Ku do të investojë fondi i ISSH? Si ka menduar ta kompensojë fondi mungesën në të ardhmen për shkak të situatës që ne po përballojmë?

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.