Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku për rritjen e pagave: Edi Rama po sheh ëndrra në diell, paga mesatare sa luga bosh e tij

13:45 / April 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e pagave e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, është kundërshtuar nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila thotë se loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. “Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social“,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Qeveria mendon se me një VKM mund të rrisë pagën minimale, pastaj pagën mesatare dhe në fund mund të përmisojë jetën e shqiptarëve duke i larguar nga tundimi emigracionit.

Ekonomia ndërkohë funksionon ndryshe. Që të marrësh një pagë më të lartë duhet të ofrosh një vlerë të shtuar në ekonomi përmes punës. Kjo do të thotë që biznesi të ofrojë më shumë produktivitet dhe ekonomia e vendit të rritet. Prandaj kur qeveria premton pagën mesatare 900 euro që do rritet me urdhër të kryeministrit, sheh ëndrra në diell. Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet 2.2% për vitin aktual sipas Bankës Botërore. Një nga rritjet më të ulëta në rajon. Kjo si pasojë e shumë faktorëve përfshirë dhe strukturën ekonomike të dobët që ka ekonomia jonë.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, dhuratë edhe e politikës së mbrapshtë të taksave, është mbi 20% ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor.

Ekonomia jonë nuk është konkuruese, nuk po rritet dhe kjo si pasojë edhe e sistemit të taksimit socialist që është promovuar këto 10 vite; Taksimi socialist i merr 95% të shqiptarëve taksat ndërsa u jep lehtësira taksash 5% të oligarkëve.

Nuk është vetëm taksimi socialist problemi, pasi një ekonomi e ngritur jo mbi konkurencën por korrupsionin; një ekonomi e ngritur mbi oligopolet dhe jo tregun e lirë vrasin çdo ide novatore dhe çdo rritje ekonomike. Produkt i kësaj katrahure politike ekonomike është emigracioni i shqiptarëve nga më të varfërit tek shtresa e mesme që duke ndjerë kërcënimin real të një ekonomie që po ua merr padrejtësisht kursimet dhe të ardhurat nis dhe tenton emigrimin.

Loja me pagën mesatare është luga bosh e propagandës. Shqiptarët kanë sot më pak të ardhura, kursejnë gjithnjë e më pak ndërsa gjithë pushteti është përqëndruar në një elitë të vogël ekonomike që nuk ofron as konkurencë dhe as mobilitet social.

Për këtë mjafton të bëni një llogari; Për vitin 2022 rritja reale e pagës, duke përfshirë dhe inflacionin, ka qenë më e ulët se sa 4%. Shifrat janë kokëforta, realiteti po ashtu nuk ka propagandë që e ndryshon!

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.