Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tabaku publikon dokumentet për financimin e rrugës Kardhiq-Delvinë: Shpenzimet janë rritur me 30%

10:44 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një reagim të bërë në Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza ndaj qeverisa lidhur me projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Tabaku ka bërë publik një dokument për financimet e këtij projekti, teka shprehet se prej vitit 2018, në këtë rrugë kanë përfunduar vetëm 35 km.

Më tej ajo shton se ky projekt nisi me 5.2 mld lekë dhe më pas shkoi në 6.7 mld lekë.

“Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj”, shprehet deputetja ndër të tjera.

284399661 580985503390838 5809790665663810895 n 1 273x350 1

Reagimi i plotë:
A duhet të normalizojmë korrupsionin?
Në shqip, fjala e urtë popullore “I kushtoi sa frëngu pulën” do të mund të kuptohej nën shembullin e rrugës Kardhiq Delvinë që nisi me një parashikim në buxhetin afatmesëm me vlerë 5.2 mld lekë dhe që më pas shkoi në 6.7 mld lekë.
Kjo rrugë ka dhe një nga historitë më domethënëse se si paratë e taksave të shqiptarëve keqpërdoren vazhdimisht për t’u ofruar herë pas here shqiptarëve një copëz tuneli si një arritje e madhe. Rruga ka nisur që në vitin 2018 dhe është thuajse 35 km e gjatë, me logjikë duhet të kishte përfunduar me kohë, por nuk ka përfunduar.
Njësoj si shumica e rrugëve të nisura nga kjo mazhorancë, përfshirë dhe kryeveprën e dështimit rruga e Arbrit, kjo rrugë ka pësuar rritje të vazhueshme të shumës, dështime me tendera dhe shenja të qarta abuzimi me fondet.
Vetëm vitin e fundit shpenzimet për këtë rrugë janë rritur me thuajse 30% duke treguar më shumë hallin e qeverisë për të hedhur në xhepat e kompanive që ndërtojnë këtë rrugë se sa përfundimin e saj.
Sivjet jemi në një vit ku shpenzimet e çdo qytetari po rriten me nga 30%-40% ndërkohë që qeveria jonë ka ndihmën më të ulët në rajon për familjet.
Fotot e bukura, projektet 3 D dhe pamjet video vetëm sa mbulojnë korrupsionin e një qeverie që i ka lënë rrugët dhe shqiptarët rrugëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.