Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku : Raportet e KLSH tregojnë se buxheti është trajtuar si plaçkë pa zot

14:40 / April 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave raportoi ditën e sotme Raportin e Performancës 2021 KLSH. Gjatë seancës së dikustimit, deputetja Jorida Tabaku u shpreh e shqetësuar për gjetet e 3 raporteve të lexuara nga KLSH, teksa u shpreh me nota pozitive për punën e KLSH duke evidentuar se institucionet qeveritare përgjithësisht refuzojnë të kthejnë përgjigje dhe janë jo serioze në raport me deputetët.

Ajo propozoi që të shtohej në rezolutën e përbashkët parlamentare pika për të forcuar llogaridhënien e institucioneve qeveritare ndaj institucioneve.

“Të dhënat që u paraqitën dhe raporti i performancës shoqëruar me dy analizat për COVID-19 dhe rindërtimin, pra 3 raporte në total më kanë përforcuar shqetësimin që kam shprehur. Për manaxhimin e buxhetit. Ka risqe që rrezikojnë buxhetin që janë gjyqet e arbitrazhit, PPP dhe ka një dëm ekonomik të madh që është 1 në 5 lek që shpenzohet.” u shpreh Tabaku gjatë fjalës së saj.

Sipas saj abuzimi me buxhetin e shtetit ndodh dhe tek prokurimet publike por edhe tek kontratat koncesionare. Tabaku u shpreh se jo rrallë në Komision kanë ardhur anëtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që kanë ndryshuar buxhetin dhe kanë sjellë kontrata koncesionare me vlera të shtuara.

Ajo i kërkoi informacion KLSH në lidhje me auditimin e Rrugës së Arbrit pasi sipas saj ajo është një vepër që ka ndryshuar vlerën në kontratë.

“Pasi për mua është një kontratë koncesionare që nisi me 120 mln euro dhe ka përfunduar me 58.4 mld lekë. Kam dy muaj që dërgoj shkresa në lidhje me tunelin, përbërjen gjeologjike? Asnjë info!”, shtoi Tabaku ndërkohë që kërkoi informacione në lidhje me Unazën e Madhe të Tiranës dhe gjithashtu informacion në lidhje me Raportin Përfundimtar të Inceneratorit të Tiranës.

Më tej Tabaku shtroi shqetësimin në lidhje me Dëmin Ekonomik që kap një vlerë të lartë aq sa 1 në 5 lek që tenderohen në publik apo koncesionohen janë korruptive dhe abuzive.

“Ka risqe që rrezikojnë buxhetin që janë gjyqet e arbitrazhit, PPP dhe ka një dëm ekonomik të madh që është 1 në 5 lek që shpenzohet”, pohoi ajo.

Shqetësimet e Tabaku lidheshin dhe për fondet e rindërtimit, më saktë donacioneve dhe kredive që nuk regjistrohen në buxhetin e shtetit, që sipas saj kosto e procesit të rindërtimit shkon në 985 mln euro dhe për të cilat duket se nuk kanë dokumentacione të sakta.

“Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar informacione për mënyrën e përdorimit dhe eficiencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike dhe donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit”, tha Tabaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.