Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tabaku: Raporti i Standard and Poor’s tregon se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri

13:28 / February 7, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me borxhin publik, ku sipas saj, duke iu referuar raportit të fundit të Standard and Poor’s, viti 2019 u mbyll me bilanc negativ.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se konsumi është në nivelet më të ulëta në vite dhe të ardhurat e munguara rreth 116 milionë euro.

Sipas saj, taksat janë rritura me rreth 2 miliardë euro dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesionet dhe PPP.

“Raporti S&P i cili tregon shëndetin e financave të vendit si dhe mundësinë për të paguar borxhin që ka Shqipëria, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet ekonomia”, shprehet ajo.

Po ashtu Tabaku shton se “raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Raporti i Standard and Poor’s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme.”.

Ka vetëm një rrugë, tha ajo, zgjedhje të parakohshme, politika fiskale serioze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, kontroll i borxhit dhe luftë të pa kompromis ndaj PPP-ve dhe borxhit të fshehur që ato prodhojnë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026

“Kandidatët e PD-së iknin me pushime gjatë fushatës!”, Dash Sula debat me Koplikun: Ja diferenca mes Ramës e Berishës

10:32 / November 19, 2026

Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

10:25 / November 19, 2026

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

10:22 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.