Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku tregon 3 faktorët pse shqiptarët ikin nga vendi

09:46 / November 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas samitit të Diasporës që u mbajt dje, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, duke theksuar se shqiptarët vazhdojnë të largohen më shumë se sa në vendet rajonit. Tabaku thotë se janë 3 faktorë, dhe një ndër të është se ”mundësitë, qofshin ato ekonomike, qofshin ato në biznes, në sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar”.

Postimi i plotë

Fatkeqësisht Shqipëria ka diasporen e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot më shumë se vendet e rajonit. Largohen prej korrupsionit, mungesës së meritokracisë, prej sistemit, prej cilësisë së jetës dhe për shumë faktorë të tjerë të cilët i kemi diskutuar, i kemi shprehur vazhdimisht. Ndërkohë që në Tiranë mblidhet forumi i diasporës, unë shpresoj që ky të jetë gjithëpërfshirës, megjithëse nuk duket kështu.

Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë as e djathtë, diaspora është shqiptare. Duhet patjetër e gjitha të jetë e përfaqësuar për të ngritur shqetësimet e saj për tre elementë kryesorë: E para, dështimi i politikës për dhënien e mundësisë së tyre për të votuar; të një të drejte kushtetuese që ja ofron ligji, por që ja refuzon politika.

Së dyti, gjuha shqipe, arsimi ku ato ndodhen.

Së treti mundësitë, qofshin ato ekonomike, qofshin ato në biznes, në sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar.

Çdo gjë tjetër është pastaj, politikë, retorikë, propagandë. Sepse për 10 vite shumë gjëra mund të ishin bërë për diasporën, të cilat nuk janë bërë. Ato jetojnë dhe punojnë më mendjen dhe zemrën këtu në Shqipëri!

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.