Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

TABELA/ Sa kushton viti i ardhshëm akademik në Universitetin e Tiranës

09:40 / July 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filologjiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tarifat e shkollimit për studentët që do të pranohen për herë të parë në auditore mbetet e pandryshuar për të pestin vit radhazi.

Sipas tabelës së publikuar nga “Panorama“, edhe për 2019-2020, një vit akademik në Universitetin e Tiranës do të kushtojë nga 25- 40 mijë lekë. Profilet e edukimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Gjuhët e Huaja janë ato që do rëndojnë më pak në xhepat e studentëve e familjarëve të tyre, ndërsa Shkencat Sociale dhe Drejtësia kapin vlerat maksimale, krahasuar me fakultetet e tjera brenda UTsë.

Kujtojmë që me vendimin e fundvitit që shkoi, të gjithë të rinjtë që fitojnë statusin e studentit në ciklin e parë paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Benefite më të mëdha kanë ekselentët e maturës dhe universitetit(me mesatare mbi 9). Kusht për të përfituar vitet në vijim është ruajtja e mesatares mbi 6 për studentët dhe mbi 9 për të shkëlqyerit.

VENDIMI I SENATIT

Siç e kërkon ligji i arsimit të lartë, studentët duhet të njihen me detyrimin monetar, jo më larg se tre muaj përpara nisjes së vitit. Por ndonëse nuk ka filluar ende gara e mirëfilltë me aplikimet, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka kaluar këtë fillimmuaj tarifat vjetore për nivelin bachelor e master, mbështetur në kufirin maksimal të tarifave, të caktuara nga qeveria.

“Panorama” boton vetëm pagesat e plota të ciklit të parë të studimeve, për të rinjtë që konkurrojnë për të hyrë për herë të parë në auditorët e universitetit më të madh në vend. Me kërkesë të fakulteteve, Senati Akademik ka miratuar ndryshime në tarifat e degëve që ndiqen si programe të dyta studimi, si dhe në nivelin master.

Më konkretisht, profilet e Histori-Filologjisë si programe të dyta studimi do të kushtojnë thuajse gjysmë për gjysmë, duke u ulur nga 111.778, në 60.000 lekë. Sa i takon ciklit të dytë, i vetmi që ka bërë ndryshime është Instituti i Studimeve Europiane, që ka kërkuar të ulë me 30% tarifat për studimet në Master Shkencor, qoftë si program të parë studimi apo të dytë.

Veç pagesave vjetore, Senati miratoi edhe tarifat e tjera, si atë për regjistrim në ciklin e parë, 1600 lekë, në ciklin e dytë të studimeve 2500 lekë, tarifën e regjistrimit për programe e dyta në shumën 3 mijë lekë dhe po aq edhe për regjistrim për transferim studimesh.

tarifa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.