Pas plot 5 orë diskutimesh, liderët e Bashkimit Europian i kanë thënë “po” integrimit të Ukrainës në bllok.
Një status i Presidentit të Lituanisë, Gitanas Nausėda bën me dije lajmin e rëndësishëm.
“Një natë historike në Versajë. Pas pesë orë diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë “po” integrimit europian të Ukrainës. Procesi filloi. Tani është në dorën e BE-së dhe Ukrainës ta kryejnë sa më shpejt atë. Kombi heroik i Ukrainës meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE”, shkruhet në postimin e Gitanas Nausėda.