Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi nga Korça ka folur për kongresin e partisë dhe rienergjizimin e strukturave. Ai dha detaje për turin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën nga 12 maji. Takimet të cilat do të zhvillohen në 4 qytete, duke filluar nga Athina, Milano, Londër dhe Mynih. Klosi sqaroi se në fokus do të jetë rienergjizimi i partisë dhe angazhimi i diasporës për “Shqipërinë 2030”, që është kthyer tashmë në një slogan të socialistëve.
“Së bashku me koordinatorin politik të qarkut Niko Peleshi patëm një takim të këshillit organizativ të qarkut Korçë për të strukturuar gjithë punën që partia socialiste po bën tani në fazën e 3 të rienergjizimit të saj. Në datën 10-11 të muajit tjetër ne kemi një proces të rëndësishëm, votimet një anëtarë një votë. Ne këto data gjithë anëtarësia e partisë do të thirret për të zgjedhur delegatët e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë i cili do të jetë një kongres zgjedhor dhe nga i cili do të dali dhe asambleja kombëtare e PS.
Në këtë proces janë angazhuar të 5200 organizatat socialiste në të gjithë Shqipërinë, janë propozuar një numër i konsiderueshëm delegatësh për kongresin e ri të partisë duke e zbatuar kriteret që kemi të vendosura në statut dhe vendimmarrjet që janë në forumet me të larta drejtuese, ku numri i delegatëve do të jetë i barabartë ku do të kemi numër të barabartë shokësh dhe shoqesh në kongresin e ri të PS. Do kemi një numër të konsiderueshëm të anëtarësh të rinj kandidatësh për të zgjedhur delegatë të kongresit. Dhe kërkesa e vazhdueshme në listat e kandidatëve për të zgjedhur delegatë të kongresit, ku mbi 3/4 e tyre të jenë të rinj.
Ajo frymë e cila u evidentua gjatë gjithë procesit të anëtarësimit ku anëtarësuam më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në harkun kohor të vetëm 2 muajve, por çfarë evidentuam pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj të organizatave duhet evidentohet edhe në kongresin e ri të partisë. Ku një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtij kongresi do të jenë delegatë për herë të parë pra përfaqësimin e kësaj fryme të re që PS ka realizuar nëpërmjet procesit në të gjithë vendin”, tha ai.