Sot shënohet zyrtarisht çelja e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, sipas dhe Kodit Zgjedhor që parashikon një muaj fushatë.
Një ditë më parë KQZ u bëri thirrje partive politike, zyrtarëve qeveritarë dhe krerëve të bashkive që të tregohen të vetëpërmbajtur.
Sakaq, organizimi i PS do të bëhet në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej”. Për shkak të pandemisë është menduar që të pranishëm në shesh të jenë vetëm kandidatët për deputetë dhe një pjesë me lidhje online përmes ledwall që do të vendosen. Fushata do të vijojë më pas në të gjithë vendin deri më 25 prill.
Ndërsa PD do të nisë fushatën një orë para në sheshin “Nënë Tereza”, dhe nuk dihet se si do të jetë organizimi.
Kujtojmë që një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi të njëjtat masa dh për dy javë të tjera, që përfshin grumbullimin jo më shumë se 10 persona dhe orari kufizues 20.00-06.00.