Mediat italiane raportojnë se janë sekuestruar një sasi parash prej 225 mijë stërlina në Porti e Barit, e destiacioni i tyre ishte Shqipëria.
Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve sekuestroi sasinë e parave, në vlerën e afërsisht 250 mijë euro.
“Ansa” shkruan se paratë ishin mbështjellë me mbrojtëse plastike, të futura në furgon, ndërkohë që ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.
Drejtuesi i furgonit, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë eurosh.