Profesoresha e njohur Luljeta Bozo sot ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në listat për deputetë të PS, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj, kritik i Ramës i cili ka shprehur vlerësimin e tij për Bozon.
Në Facebook, Malaj shkruan se dinjitetin e Bozos nuk mund ta cënojë asnjë joshje partiake, dhe njerëzit që e sulmojnë kanë mungesë kulture qytetare.
Shënimi i plotë i Malajt