Skënder Gjinushi ka reaguar menjëherë pas refuzimit të tij si kryetar i Akademisë së Shkencave nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Në një prononcim për RTV Ora News, Gjinushi thotë se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos e dekretojë.
“Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë dekretin. Nuk është komison hetimor të mos dekretojë zgjedhjen time”, ka qenë reagimi i parë i Gjinushit.
Lexo edhe- Meta refuzon Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave