Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste.
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se e mërkura do të jetë mbledhje e rëndësishme pasi vjen në kuadër të një fitoreje të jashtëzakonshme që ka korrur PS në zgjedhjet vendore të 14 majit, por edhe pas zhvillimeve dinamike që ka patur së fundmi në kampin socialist.
Kjo e mërkurë do të ketë surpriza të tjera sepse nuk përjashtohet të ketë ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar.
Por menjëherë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten ministrat e kabinetit të tij në një retreat. Vendi i takimit nuk dihet ende, por siç mëson Tirananews.al, Rama do të zhvilloje një analizë të punës së bërë deri më tani, 2 vite pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës.