Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur në kryeministri Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook bën të ditur se temë e bisedës kanë qenë aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, dhe përgatitja e Kosovës për Samitin e Parisit.
“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, shkruan Thaçi.
Nisur nga debati për ndryshimin e kufijve, duket sikur po kristalizohen aleancat, Kujtojmë që një ditë më parë ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që ndodhej në Shqipëri, ku është takuar me kreun e shtetit Ilir Meta. Ky i fundit ka mbajtur qëndrim ndryshe nga kryeministri Rama sa i përket ndryshimit të kufijve.