Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Rithemelimit të Sali Berishës, lidhur me mbledhjen e zhvilluar dje ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës me ftesë të Gazment Bardhit, u shpreh se është për bashkim rreth vlerave dhe interesit të përbashkët. Por Hoxha shton se në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, që sipas tij është i “vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë te demokratët”
Reagimi i plotë:
Bashkim po, por rreth vlerave, parimeve dhe interesit te demokrateve. Prandaj të gjithë ata sot që vijnë në partinë e vërtetë të demokrateve në rradhë të parë duhet të kërkojnë ndjesë për të gjitha kostot që i shkaktuat demokrateve në këto dy vite.
Gjë të cilën se kam parë këto ditë. Duhet të tregojnë qartë në sytë e demokratëve reflektimin dhe pendesën politike dhe njerëzore. Nuk duhet të vijne si triumfator, por si të penduar.
Kjo i bashkon demokratët dhe jo interesat e tyre personale në kurriz të njerëzve. Në radhë të dytë në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, i cili është i vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë të demokratët. Me sa kam parë në këto dy drejtime nuk ka qëndrime të qarta. Në këtë kuptim bashkimi pa qartësuar këto dy elemente nuk ka asnjë vlerë të shtuar për opozitën.