Franca arriti të kalojë si e para në grup duke mundur Shqipërinë në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 2-0. Ky rezultat, i ka kënaqur si duket të gjithë francezët pavarësisht se Franca vinte e kualifikuar në këtë ndeshje.
Ndërkohë, Grizman ishte ndër më të dalluarit me gol dhe asist teksa kjo paraqitje është vlerësuar maksimalisht nga mediat franceze të cilët e konsiderojnë të rilindur sulmuesin. Sakaq, jehonë në gazetat më të mëdha franceze ka marrë edhe fitorja e Francës.
“Franca gjeti ngjyrat”, “Franca përfundon me sukses misionin, kalon e para në grup”, “Franca e merr seriozisht, kryeson grupin”, ishin disa nga titujt e gazetave të sotme në Francë.