Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vazhdoni tallavanë, do ju vijë radha edhe juve”, Rama refuzon interpelancën e kërkuar nga Bardhi për dokumentarin e RAI 3

13:37 / April 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama bardha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X” lidhur me interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi për dokumentarin e RAI 3, në të cilin hidhen akuza mbi qeverinë.

Përmes një postimi të gjatë, Rama akuzon opozitën duke thënë se kërkon interpelancë urgjente në Kuvend, ndërsa ata vetë janë autorë të investigimit që hedh “baltë” mbi Shqipërinë.

Rama thotë se është vetë opozita ajo që ka nxjerrë shpifjet ndaj tij, të cilat më pas ia ka “shitur” televizionit italian, për t’i përdorur tashmë se akuza që vijnë nga jashtë e për të kërkuar tashmë interpelancë urgjente.

Mes rreshtash kryeministri Rama thotë se pasi të sqarojë situatën dhe të pastrojë dinjitetin e Shqipërisë me Italinë, ai do të merret me opozitën, e cila sipas tij fshihet pas dokumentarit denigrues të RAI 3 ndaj Shqipërisë.

“Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu“, thotë Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.