Neurologu Drini Dobi ndodhet në gjendje të rënduar në Itali, pasi u transportua për shkak të komplikacioneve nga infektimi me koronavirus. Ndërkohë Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.
Postimi i Manastirliut
Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.
Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.
Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë.
Forca Doktor Drini!