Njëra prej anëtarëve të PD-së në Fier, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur edhe pozicionin e anëtares së Kryesisë teksa ka komentuar foton që është bërë virale në rrjetet sociale të drekës së anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ka shigjetuar deputetin opozitar Halit Valteri. Ajo thotë se këta janë njerëz pa ideale që shiten kollaj.
“Monstrat, që rrit PD.., duke na hequr gjithë kohën mënjanë.. Duke na hequr emrat nga listat e këshillave bashkiake, nga listat e deputetëve..apo çcdo funksion tjetër në parti..E shikoni sa kollaj shiten, njerëzit që s’kanë ideale..?!” shkruan ajo.
Halit Valteri deputet dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, por edhe i komisionit për shkarkimin e Presidentit pranoi mandatin duke u futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita PD-LSI.