Teuta është finalistja e Kupës së Shqipërisë përsëri pas 13 vitesh. Skuadra durrsake ka prerë biletën e saj me një përmbysje emocionuese ndaj Kukësit, duke kthyer fatin e një kualifikimi që dukej i mbyllur.
Ne një ndeshje shumë të luftuar Kukësi krijoi raste dhe iu afrua më shumë golit duke goditur edhe shtyllën me Abazajn. Avantazhi do të vinte vetëm në fillimin e pjesës së dytë falë Rrocës, nbërsa pak çaste me vonë Musta shpërdoroi mundësinë e 2-0.
Martini peshkoi zëvendësimin e duhur, pasi aktivizimi i Kapllanit rezultoi i goditur, meqë sulmuesi shënoi golin e barazimit pak çaste pasi hyri në fushë. Goli u shoqërua me polemika pasi gjatë aksionit Çyrbja kishte bërë një faull të dukshëm. Ky gol i dha krahë durrsakëve të cilët sulmuan dhe gjetën edhe golin e fitores 2-1 me Hoxhën, ndërsa Kukësi provoi më kot të gjente rrjetën në minutat e fundit, duke parë thjesht nga afër në fund festën durrsake për arritjen e një objektivi prestigjioz.
TEUTA-KUKËSI 2-1
73′ Kapllani, 83′ Hoxha / 49′ Rroca
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi (70′ Kapllani), Avdyli (61′ Çyrbja), Kallaku (89’ Hrejliç), E.Vila, L.Vila, Hebaj (61′ Gruda).
Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli (46′ Musta), Musolli, Limaj, Rroca (80′ Teqja), Et’hemi, Abazaj, Kuper (76′ Gavazaj).
Trajner: Orges Shehi
KV: Hoxha / Kuper, Et’hemi, Maliqi
GJYQTAR: Kreshnik Barjamaj