Komiteti i BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave ka krijuar një task-force për të koordinuar veprimet potenciale dhe për të marrë sa më shumë informacione lidhur me trajtimin e të dhënave nga TikTok në të gjithë BE-në.
Këtë e bën të ditur vetë komiteti gjatë një sesioni parlamentar. Duke iu përgjigjur eurodeputetit gjerman Moritz Korner mbi rrjetin social kinez, ky komitet është shprehur se tashmë “ka vënë në zbatim udhëzimet dhe rekomandimet që duhet të merren në konsideratë nga të gjithë përgjegjësit e trajtimit të të dhënave”, duke theksuar se rregullat zbatohen dhe për ata që nuk e kanë qendrën në Europë.