Rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi është pushtuar nga mollët, që fermerët e zonës kanë hedhur aty, në shenjë proteste për mungesën e tregut.
Situata është përkeqësuar këtë vit, për shkak të rritjes së çmimeve për plehrat kimike. Ndaj dhe çmimi me të cilin del në treg produkti i tij është pa leverdi
Në këto kushte, fermerët po planifikojnë që t’i presin pemët e mollës dhe qershisë me argumentin se vetëm shpenzojnë , por nuk fitojnë.
Mungesa e tregut të shumicës në Dibër ka bërë që ky vit si rrallë herë të lërë stok me dhjetëra ton mollë të varieteteve të ndryshme në këtë zonë.