Dhimbja e dhëmbit është një eksperiencë nëpër të cilën të gjithë kemi kaluar qoftë një herë të vetme në jetë. Më poshtë keni disa kura shpëtimtare në kushte shtëpie që do t’ju qetësojnë, të paktën për disa orë të mira.
Shpërlarje e gojës me ujë të kripur
Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar.
Peroksid hidrogjeni
Veproni njësoj si me ujin e kripur, vetëm sigurohuni të mos e gëlltisni përzierjen. Do të vini re si gjakderdhja do të ndalojë në pak minuta.