Nga 1 marsi i vitit 2020, Luksemburgu është vendi i parë në botë që ofron transportin publik falas për të gjithë pasagjerët. Kjo masë vlen për banorët si dhe turistët dhe punëtoret ndërkufitarë nga Franca, Belgjika apo Gjermania që punojnë në Luksemburg.
Përdoruesit e transportit publik në Luksemburg nuk kanë më nevojë për biletë për të udhëtuar në autobus, tren ose tramvaj.
Humbja e të ardhurave të krijuara nga shitja e biletave, afërsisht 41 milionë euro, kompensohet nga taksat.