Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të merrej vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Si gjithmonë, ish-ministri ka mbërritur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.
Por në momentin kur Tahiri po i afrohej derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve humb ekuilibrin.
“Ka ekuilibra”, i thotë operatori ndërsa përgjigja me humor e ish- ministrit ishte “Kështu e hanë të gjithë”.
Rikujtojmë se Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Tahirin dhe për Jaeld Celën.
