Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takim dypalësh RSH-BE për funksionimin e institucioneve demokratike

14:27 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20230117 WA0067
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion i AMA-s, drejtuar nga kryetarja e Autoritetit, znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në takimin dypalësh për funksionimin e institucioneve demokratike që u zhvillua më 16 janar 2023 në Bruksel, në kuadër të negocimit të grupimit të parë të kapitujve të acquis së BE, “Themelorët”.

Znj. Krasniqi prezantoi qasjen e institucionit mbi median në fushatën zgjedhore dhe punën intensive monitoruese të AMA-s gjatë dhe para fushatës zgjedhore, sipas kompetencave të dhëna nga Kodi Zgjedhor i RSH-së.

Kryetarja e Autoritetit informoi në detaj edhe mbi kapacitetet teknike dhe teknologjike të AMA-s në procesin e monitorimit të transmetuesve audiovizivë në mbulimin e aktiviteteve të subjekteve garuese gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu ajo përmendi përpjekjet dhe kapacitetet e AMA-s për të luftuar dezinformimin në mediat audiovizive dhe garantimin e lirisë së medias.

IMG 20230117 WA0066

“Megjithëse në legjislacionin shqiptar aktual për median audio/audiovizive, të ndryshuar, ka një boshllëk në përcaktimin e termit ‘dezinformim’, apo në përgjithësi ‘çrregullim informativ’, legjislacioni përmban edhe elemente që flasin për raportim të balancuar, profesional dhe etik, apo verifikim të fakteve, si dhe të drejtën që ka një palë e dëmtuar për t’u ankuar mbi një përmbajtje të transmetuar/publikuar”- tha në prezantim znj. Krasniqi.

Njohja, shqyrtimi dhe ndjekja e praktikave më të mira të legjislacionit dhe rekomandimeve të BE mbi lirinë e shprehjes dhe garantimin e mbrojtjes nga dezinformimi, ishte një tjetër aspekt që u përmend gjatë takimit.

Institucione të tjera raportuese për këtë tematikë ishin Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.