Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Veliaj: Këtë vit, Tirana është vendi ku të rinjtë takohen dhe bashkëpunojnë

15:57 / April 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj Hamza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza. Gjatë këtij takimi, 2 kryetarët biseduan së bashku për bashkëpunimin mes dy qyteteve, për krijimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës, me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre në aktivitetet e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, të cilit i bëri si dhuratë edhe simbolin e qytetit, “Kullën e Sahatit”.

“Mitrovica është një logo e veçantë në të gjitha kujtimet tona. Është një emër i madh, me sfidat e saj, e këtej lumit dhe përtej lumit, me sfidat e multietnive, me sfidat e një qyteti që duhet të përballojë edhe dëshirën e të rinjve për të lëvizur në kryeqytete më të mëdha. Unë besoj se nën drejtimin tuaj dhe me ekipin tuaj fantastik, ditët më të mira për Mitrovicën janë përpara”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj tha se është me rëndësi që të rinjtë e dy vendeve të krijojnë aleanca dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për marrëdhënie sa më të mira edhe në të ardhmen.

“Besoj fort se këtë vit që Tirana është edhe “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, mund të kthehet në një platformë që djemtë dhe vajzat e rinj të Mitrovicës të bashkëpunojnë me ata të Tiranës. Ajo që kemi kuptuar është se kur i lidhim që në moshë të re, me bashkëpunime në biznes dhe projekte, ata rriten me këtë frymë bashkëpunimi”, theksoi ai.

Veliaj Hamza 1 1
Veliaj Hamza 3
Veliaj Hamza 4
Veliaj Hamza 2

Ndërkaq, edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës u shpreh i kënaqur dhe mjaft i lumtur për këtë vizitë në Tiranë, duke e komplimentuar Veliajn për punën e bërë në drejtimin e kryeqytetit shqiptar.

“Për nga mosha ne mund të jemi pak më të mëdhenj se ju, por të gjithë jemi të lumtur që vijmë të mësojmë nga ju.” Sot ne mburremi me Tiranën. Një Tiranë e ndryshuar, që është bërë metropol, një Tiranë të cilën e lakmojnë edhe qendrat më të mëdha të rajonit dhe të Europës. Një Tiranë me një dinamikë dhe zhvillim të madh! Jemi këtu sot që t’i marrim përvoja pozitive nga ju, si në fushën e digjitalizimit, ekonomisë, turizmit, të administratës, të arsimit dhe ju jemi shumë falënderues për shkak se realisht përvojat, projektet tuaja pozitive do të kenë impakt pozitiv edhe tek ne në Kosovë, posaçërisht edhe në Mitrovicë”, deklaroi Hamza.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.