Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Takim me përfaqësues të transportit/ Balluku garanton: S’ka rritje biletash, kompensim me 100 lekë për çdo litër naftë

13:47 / March 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8527
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E pranishme në takimin me Shoqatën e Transportit krahë kryeministrit Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë , Belinda Balluku tha në fjalën e saj se qeveria do të kompensojë ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas.

Gjatë këtij takimi, ku fokusi ishte prezantimi i “Paketës së Rezistencës sociale”, Balluku u shpreh se qeveria nuk e pranon rritjen e çmimit  biletave  për transportin publik. Për rrjedhojë, ofruesit e shërbimit do të kompensohen me 100 lekë për çdo litër naftë.

“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.

Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.

Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, u shpreh Balluku.

Më tej, ministrja theksoi se shërbimi i transportit duhet të bëhet më cilësor, për të tërhequr dhe ata qytetarë që deri më sot janë përdorur automjete.

“Mos harroni që shërbimi juaj të bëhet i mundshëm edhe për ata që deri më sot kanë përdorur automjete. Rritja e cilësisë së shërbimit në këto momente është shumë e rëndësishme. Nëse ata përdorin transportin urban kjo gjë do të sjellë ulje të konsumit të karburantit dhe do të ulte trafikun”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.