Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Takim Rama-Basha? Zbulohet email-i i Gjiknurit

17:48 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Opozita e Bashkuar shprehu gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit, vjen edhe përgjigja e mazhorancës.

Përmes një emaili dërguar nga bashkëkryetari në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri propozohet data për mbledhjen mes opozitës së Bashkuar e mazhorancës.

Ai ka propozuar ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Gjiknuri po ashtu sqaron se në mbledhje pritet të jetë edhe kryeministri Rama.

Ja E-maili i dërguar nga Damian Gjiknuri për anëtarët e Këshillit Politik

Të nderuar kolegë,

Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.

Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare të cilët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që lidhen me hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar.

Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj:

Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.

Vendi i zhvillimit të tryezës propozoj të mbetet i njëjti në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në pritje të përgjigjes suaj,

Faleminderit

Damian Gjiknuri

Opozita e bashkuar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.