Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Takimet me Kurtin e Lajçak në Berlin, Vuçiç: Bisedimet ishin shumë të vështira

13:38 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbylljes së vizitës së tij në Berlin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se bisedimet ishin të vështira, megjithatë ai theksoi se është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane për bisedimet me Serbinë.

Sipas mediave serbe, pas takimit me ministren e Jashtme gjermane, Anelena Berkov, Vuçiç tha se ka biseduar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me ftesë të të cilit ishte në Berlin dhe ka diskutuar me ministrin të gjitha çështjet e rëndësishme, si perspektiva evropiane, kriza në Ukrainë, situata në Kosovë dhe Metohi.

Ndër të tjera presidenti i Serbisë ka thënë se është e rëndësishme të bisedohet me Gjermaninë sepse është shteti më i fortë evropian dhe më i rëndësishmi për Serbinë, por ka theksuar se Serbia nuk mund t’i ndryshojë qëndrimet e Gjermanisë për çështjen e Kosovës apo për ndonjë gjë tjetër.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presion ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës apo vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjatë një takimi me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse kjo u diskutua hapur, ai në një konferencë për shtyp tha se deklaratat janë vetëm një pasqyrë më e dobët e asaj që po ndodhte, në vetë takimin dhe se pozita e Serbisë është e vështirë dhe e ndërlikuar.

Gjithashtu Vuçiç deklaroi se darka joformale me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë shumë e vështirë. Sipas tij, përfaqësuesit gjermanë kanë insistuar që ajo që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.