Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Takimi i ambasadores së SHBA me kryeministrin Rama, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

16:20 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ec3e78b196a7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u takua të martën me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Sipas një njoftimi të ambasadës në Twitter, Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Në njoftim thuhet se “ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.”

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha së shpejti, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkohë Zoti Basha, pati një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku tha se qeveria Rama po pengon integrimin e Shqipërisë dhe po rrënon ekonominë.

Në komentet për gazetarët ai tha se “Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër… është një kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe drejtësinë.”

TENSIONET VAZHDOJNË

Në Tiranë vazhdojnë tensionet pas shembjes nga qeveria dhe bashkia të Teatrit Kombëtar.

Policia publikoi akuzat për artistët dhe qytetarët e arrestuar mëngjesin e së dielës, gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit.

Një pjesë e të ndaluarve po mbahen ende nëpër stacionet policore nën akuza për tubim të paligjshëm dhe kundërshtim të policisë.

Një numër i madh forcash policore ndërhynë me dhunë në mjediset e Teatrit mëngjesin e së dielës, arrestuan 37 vetë, larguan qytetarët, që rrinin aty për të mbrojtur ndërtesën historike dhe u hapën rrugën mjeteve të rënda për ta hedhur atë përtokë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se do të vazhdojë tubimet e protestës me qytetarët e revoltuar.

Aleanca i ka kërkuar prokurorisë të hetojë dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe shkatërrimin e paligjshëm të Teatrit Kombëtar./voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.