Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Takimi i G20-ës, përfundon pa konsensus për luftën në Ukrainë

09:13 / February 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Samiti 770x442 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një takim i shefave të financave të Grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) ka përfunduar të shtunën pa konsensus, pasi Rusia dhe Kina kanë refuzuar përshkrimin për luftën në Ukrainë në dokumentin final. Pas takimit të organizuar nga India është lëshuar një përmbledhje në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë. Dita e parë e takimit është mbajtur më 24 shkurt, kur është shënuar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë.

Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë të premten, teksa bisedimet e G20-ës janë përmbyllur në konfuzion. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e ka dënuar “luftën ilegale kundër Ukrainës”, në një sesion ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarët rusë dhe i ka bërë thirrje G20-ës që të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

Në takimin e fundit të G20-ës të mbajtur në Bali të Indonezisë, liderët e kanë dënuar ashpër luftën dhe kanë paralajmëruar se konflikti është duke e rritur brishtësinë në ekonominë botërore. Në këtë grup bën pjesë Rusia, por edhe shtetet si Kina dhe India, të cilat kanë marrëveshje të rëndësishme tregtare me Moskën.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Takimi i G20-ës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.