Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Takimi i Ramës në Athinë përplas historianin dhe ambasadorin/ Xhufi: Ata 10 mijë shqiptarë janë heronj!

22:52 / May 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama nesho xhufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historiani Pëllumb Xhufi dhe ambasadori Agim Nesho janë përplasur në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët atje.

Për historianin Xhufi, heronjtë e vërtetë janë ata 10 mijë shqiptarë që morën pjesë në takimin e kryeministrit.

Ndërsa ambasadori Nesho tha se takimi ishte një provokim, por edhe një shtrirje dorë ndaj kryeministrit grek për ti thënë “më prano kështu si jam”.

Xhufi: Kanë bërë heroizëm ata 10 mijë shqiptarë që u mblodhëm siç tha Edi Rama; këtu jemi në një familje. Sa i përket zhvillimit të takimit, edhe Rama e ka përdorur për t’i dhënë një mesazh që ju jeni qytetarë evropianë. Erdhët me vuajtje, me operacione fshesa, por ja që u bëtë sot dhe ky është një mesazh që e ngriti sallën në këmbë.

Rama zuri në gojë edhe agjendën më shumë se 100 vjeçare midis shtetit shqiptar dhe grek. Problemet janë shtruar nga personalitete shtetërore që ligji i luftës është një kondicio që duhet hequr për një raport të ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Ballkan. Rama dhe ministrat e tij e ka shtruar çështjen çame që prej vitit 2013. Pala greke dhe ministri Kotsias nuk e ka përgjysmë bisedën dhe tha se duhet diskutuar.

Nesho: Ishte midis provokimit, midis nevojës që Rama të dalë nga impakti i politikës së Brendshme dhe ishte një zgjatje dore ndaj Mitsotakis, më prano kështu si jam.

Xhufi: Kurse gazetat greke në këtë shtrirje dore që thotë ambasadori kanë dalluar ironinë dhe hipokrizinë. Sepse ti kur i thua zotit të vendit që ti je vend demokratik dhe pastaj i thua që ke detyruar shqiptarët të ndërrojnë edhe emrat, janë trajtuar keq e megjithatë kanë duruar dhe kanë bërë veten, por ti si shtet nuk i ke trajtuar sic duhet. Tani ambasadori e shikon sikur i ka shtrirë dorën. Ata nuk kanë dalë në këtë konkluzion.

Agim Nesho Edi Rama pellumb xhufi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.