Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Takimi i Shoqatës së Transportit me Ibrahimajn, rikthehet në fuqi VKM e 2022-shit! Subvencionim me 100 lekë/litër karburant dhe kompensim taksash

12:38 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0362
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata e Transportit ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj lidhur me kërkesat e tyre për subvencionim të naftës ose në të kundërt do të reduktonin me 30% flotën e autobusëve.

Sipas shoqatës, do të riaktivizohet VKM e vitit 2022 që parashikon kompensimin me 100 lekë/litër karburant për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe kompensim taksash.

VKM e 2022:

1. Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: mars, prill, maj 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën: mars, prill, maj 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë.

2. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zërin shpenzime korente të programit 01140 “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”, i shtohet fondi prej 430 000 000 (katërqind e tridhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Në kërkesën e shoqatës, renditeshin katër prioritete:

-Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

-Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

-Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

-Heqja e TVSH-së.

“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar”, vijon kërkesa ndërsa thekson se mosndërhyrja do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Delina Ibrahimajn Shoqata e Transportit Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.