40 minuta zgjati takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në selinë blu për 14 Majin. Pas takimit, Meta në një prononcim për mediat, tha se çdo kandidat i “Primareve” është edhe i tyre dhe se Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës.
“Të zhvendosim monizmin nga Pushteti vendor dhe një herë e përgjithmonë të kthejmë llogaridhënien.
Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, nga Tropoja në Sarandë janë kandidatë edhe të Partitë së Lirisë”,-tha Meta.
